Rreth nesh

Kush jemi ne?

E konceptuar si nje kompani, e cila bashkon realitetin e produkteve inovative ne fushen e mobilimit dhe aksesoreve te saj me pritshmerite e klienteve per nje trend sa me bashkekohor te ketyre produkteve, AHF, me nje eksperience mbi 20  vjeçare ne sektorin e shitjeve me shumice dhe pakice te aksesoreve te mobilerise, i ka qendruar besnike ketij qellimi duke qene ne sintoni me te rejat teknologjike dhe inovative te tregut global te mobilimit. 

Guximi dhe kreativiteti ka shoqeruar AHF ne te gjitha perpjekjet e saja per t’i ofruar tregut vendas nje seri te shumellojshme artikujsh e sherbimesh me synimin e plotesimit te nevojave te tregut dhe ne ndertimin e profesionalizmit ne komunikimin, sherbimin dhe marredheniet mes paleve. Fale ketij perkushtimi dhe entuziazmi, kompania jone, eshte kthyer ne pike reference ne kete sektor. 

Distributor zyrtar i shume kompanive te njohura ne fushen e aksesoreve

Per kete arsye, AHF renditet sot si perfaqesuesja zyrtare e disa prej kompanive me prestigjioze sot ne Europe ne Azi dhe me gjere, te cilat jane autoritete ne fushen e prodhimit te aksesoreve te mobilerise. Ky besim i partnereve nderkombetare, e ben AHF te jete njekohesisht garancia me e mire e klienteve tane dhe njekohesisht siguria e tyre ne marrjen e produkteve me avantgarde dhe me cilesore ne rang global.

 

Sherbimi ndaj klientit

Klienti dhe pritshmerite e tij, jane ne qender te vemendjes se AHF. E pozicionuar me zyrat dhe magazinen qendrore ne Tirane, si dhe me nje rrjet te pikave te saj te shitjeve, ne perpiqemi qe permes besimit reciprok, korrektesise ne sherbim, si dhe shpejtesise ne plotesimin e kerkesave te klienteve tane, te karakterizohemi si destinacioni kryesor per te gjithe klientet dhe dyqanet e shitjes se aksesoreve te mobiljeve, te dyqaneve te shitjes se materialeve te ndertimit, te fabrikave te medha te prodhimit te mobiljeve, te prodhuesve te mesem dhe te vegjel te mobilimit, si dhe te gjithe te interesuarve ne produktet AHF.

Eksperienca e gjate e AHF ne kete fushe e ka bere ate te vecante dhe shume konkuruese ne tregun e aksesoreve te mobilimit. Si pasoje e investimeve te shpeshta ne kete fushe, ajo tashme eshte shnderruar ne nje njesi moderne te tregetimit te teknologjive te fushes dhe percaktuese e tregut dhe standarteve te tij ne vend. Duke synuar mbi te gjitha cilesine dhe efikasitetin e produkteve te tregetuara prej saj, AHF shenon rritje te ndjeshme ne kete fushe si dhe ne gamen e klienteles se saj.