Termat dhe kushtet

Hapësira e zbatimit. Hyrja në Faqe.


Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis AHF Sh.p.k., e regjistruar pranë QKR me (NIPT) K41426033T, me seli në adresën: Rruga Muzaket, Tiranë, Albania, dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve të AHF nëpërmjet faqes së internetit https://ahf.al” (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”)
Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.ahf.al, Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të AHF, qoftë nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga Klienti, qoftë nëse ato tërhiqen në dyqane.
Në rast ndryshimi të Kushteve të Pergjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti.

AHF nuk mban përgjegjësi nese gjate navigimit ne kete faqe interneti mund te shkarkohen materiale te padeshirueshme apo te pakonfirmuara nga Klienti. Gjithashtu, AHF nuk eshte pergjegjes per probleme qe mund te lindin per shkak te mungeses se antivirusit, firewall-it apo browser te pa perditesuar ne kompjuterin e vizitorit gjate hyrjes ne faqen e AHF. Klienti merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje elektronike. AHF mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejte AHF të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.

Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike.

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar. Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet I fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij.
AHF nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër I cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.

AHF nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të AHF apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e AHF përkatësisht.

Produktet dhe Çmimi.

Duke vizituar faqen www.ahf.al, Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit. Duke patur parasysh që blerja në rrugë elektronike nuk ofron mundësinë për të shfaqur udhëzimet e përdorimit apo dokumente të tjerë, Klienti mund të zgjedhë të njihet me to pasi të marrë në dorëzim produktin e blerë ose mund të vizitojë dyqanin e AHF për t’u njohur nga afër me produktin përkatës.
Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Në këtë kuptim, ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.


AHF nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.
AHF nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, AHF merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online, por në çdo rast brenda 48 orëve nga momenti i konfirmimit të porosisë.
Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të AHF janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.


Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, AHF do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

Konfirmimi i Porosisë dhe Kostos së Transportit.

Pas përfundimit të blerjes së produktit (-eve) në rrugë elektronike, AHF i konfirmon Klientit menjëherë marrjen e porosisë. Përveç kësaj, Klienti do të marrë një mesazh nëpërmjet postës elektronike të tij, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.
Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga AHF.
Porosia e Klientit mund të rishikohet nga AHF, dhe konsultohet me Klientin veçanërisht në rast mungese t te produktit te perzgjedhur nga Klienti ne faqe. AHF informon Klientin për cdo rast.
Kostot e transportit në destinacion zbatohen vetëm në rast se ky shërbim kërkohet nga Klienti gjatë blerjes elektronike. Në rast se do të kërkohet transport jashtë vijës së verdhë të qytetit, kostot e transportit të produkteve do të përcaktohen në varësi të peshës totale të porosisë, të përmasave të produkteve dhe të vendodhjes së Klientit. Klienti do të njoftohet mbi pagesën e kostove të dërgesës të cilat i shtohen çmimit të produkteve të porositura.

Mënyrat e Kryerjes së Pagesës

Klienti mund të kryejë pagesën me:

  1. Pagesë me para në dorë kur merr porosinë.
    Në rast se AHF gjendet në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së Klientit si rrjedhim I shkaqeve të pavarura nga AHF, pagesës së Klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit pasi të njoftohet përkatësisht për këto ndryshime.

Dorëzimi i Produkteve

Dorëzimi i produkteve do të kryhet brenda 2 ditëve nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë nga AHF. Në rast mungese apo vonese, Ju do të njoftoheni nga AHF për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron ta pranojë apo anullojë porosinë. Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk do të nënkuptojnë dëmshpërblimin e Klientit apo të furnitorëve të tij.
AHF, nëpërmjet transportuesit, do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga Klienti, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti i transportit.
Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë. Gjatë dorëzimit, Klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.

Anullimi i Porosisë.

Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga AHF të kushteve të dorëzimit të parashikuar në Pikën më sipër, duke njoftuar me email në adresën info@ahf.al ose në numrin e telefonit të shërbimit: 069 203 44 44.
Kërkesa për anullim do të merret parasysh nga AHF vetëm nëse përgatitja, dërgimi apo dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur sipas kushteve te pershkruara ne këto Kushte.

Kthimi i Produkteve.

Në zbatim të Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalizim dhe pa dhënë arsye, brenda nje afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura.
Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga AHF, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike si dhe formularin e autorizimit të kthimit të plotësuar; nëse Produkti nuk dorëzohet I tillë në mënyrën e përshkruar në këtë pikë, nuk do të pranohet nga AHF. Kostot e transportit për kthimin e porosive të anulluara do të mbulohen nga Klienti.

Privatësia. Të drejtat e autorit

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe AHF është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.
Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё të fshehtë. Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij mund të përdoret nga të tretë të paautorizuar, AHF duhet tё njoftohet menjёherё.


Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e hyrjes, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta duke shkruar në email: info@ahf.al

Sherbimi I Klientit

Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të AHF, ju lutemi të na kontaktoni në adresën: Rruga Muzaket, Tirana, Albania ose me e-mail: info@ahf.al ose në: 069 203 44 44.