5 elemente qe nuk duhet t’i mungojne asnje kuzhine!

home ellite 1 1 https://ahf.al/5-elemente-qe-nuk-duhet-ti-mungojne-asnje-kuzhine/ Aksesore mobilerie

5 elemente qe nuk duhet t’i mungojne asnje kuzhine!


Projektimi dhe realizimi i nje kuzhine kerkon goxha aftesi ne menyre qe rezultati te jete optimal. Duhen marre ne konsiderate nje sere faktoresh qe kuzhina mos te jete vetem e bukur, po ne te njejten kohe edhe funksionale dhe komode. Per te arrire keto rezultate disa mekanizma nuk duhet t’i mungojne asnje kuzhine pasi ato kane nje kontribut te madh ne krijimin e komoditetit ne kuzhine. Ne kemi listuar disa nga aksesoret me esenciale

aksesore kuzhine 1 https://ahf.al/5-elemente-qe-nuk-duhet-ti-mungojne-asnje-kuzhine/ Aksesore mobilerie

Mekanizmat kendore

Nese hapesira e kuzhines tuaj eshte e limituar dhe cepat ngelen te pashfrytezuar, atehere eshte e domosdoshme te keni disa mekanizma qe shfrytezojne hapesiren ne maksimum per te rritur kapacitetin e saj. Dhe per kete ju vijne ne ndihme mekanizmat kendore, te cilet fale dizajnit te tyre, vetem me nje terheqjeje te lehte ofrojne akses te objekteve qe mund te vendosni neper qoshet e ngushta.

Organizuesit e sirtareve

Ky aksesor tashme gjendet ne pothuajse çdo kuzhine pasi na lejon te klasifikojme serviset dhe shmang rremujat e panevojshme ne sirtare. Organizues te tille na kursejne mjaft kohe duke na ofruar edhe nje pamje mjaft estetike. Gjithashtu jane mjaft te thjeshte pasi nuk kane nevoje per montime. Pa nje te tille ka te ngjare qe sirtaret tuaj te jene gjithmone te ç’rregullt.

Kullesat e eneve

Gjithmone pas larjes se eneve, duhet te jemi te kujdesshem gjithashtu edhe qe ato te thahen ne menyren e duhur pasi ky proces ndikon ne higjenen e tyre duke bere te mundur qe enet te mbartin bakterie dhe te mbajne edhe ere te keqe.  Por gjithashtu mund te ndikoje edhe ne demtimin e mobilies. Pra nje kullese enesh ka funksione te ndryshme, prandaj dhe eshte nje aksesor qe ne asnje menyre nuk duhet te mungoje ne asnje kuzhine.

Mekanizmat e kolonave

Nese sistemimi i ushqimeve eshte nje proces i cili ju veshtireson mirembajtjen e rregullit tuaj ne kuzhine, apo asnjehere nuk keni vend te mjaftueshem, atehere mekanizmat kolone jane te duhurit per ju. Ato ndihmojne ne sistemimin e ushqimeve ne menyre te rregullt duke shfrytezuar hapesiren ne maksimum. Perdorimi i ketyre mekanizmave e shnderron kuzhinen ne nje ambient mjaft te rehatshem dhe funksional.

Koshat e mbeturinave

Aromat e pakendshme te mbetjeve, sasia e madhe e tyre sipas rasteve te gatimit apo edhe seleksionimi i tyre sipas natyres, menaxhohen me lehte kur kemi koshin e duhur te mbeturinave. Patjeter qe marrin hapesire por nje kuzhine nuk mund te beje pa to. Koshat e mbeturinave jane aksesore te domosdoshem ne kuzhine dhe ne ambiente te tjera te shtepise.

Ne ne AHF ofrojme nje game te gjere aksesoresh dhe elemtesh te cilat do t’ua lehtesojne punen ne kuzhine dhe do t’iu japin nje qasje tejet praktike ne menaxhimin e hapesirave te saj.