Njoftime
Panairi i Mobilerise “Shqiperia 2023”
Muaji Mars riktheu Panairin e Mobilerise “Shqiperia 2023” ne Pallatin e Kongreseve me pjesëmarrjen e kompanive më prestigjoze në treg!
Si gjithmone AHF prezanton risite me te fundit te markave lider ne fushen e mobilerise.
CONVEX, CLEAF, INOXA, FAB etj, ishin disa nga brandet e mirenjohura qe u prezantuan nga AHF ne kete edicion.
Convex
Marka e njohur e dorezave CONVEX u prezantua per here te pare ne Panairin e Mobilerise “Shqiperia 2023”. Larmia e modeleve te dorezave per dyer te brendshme dhe te jashtme, me nje sere finiturash moderne & klasike ishin risia qe AHF solli kete vit.
INOXA – Ikona
Produkte te reja erdhen gjithashtu dhe nga firma e njohur Inoxa!
Seria e re IKONA e aksesoreve te kuzhines Inoxa terhoqi vemendjen e vizitoreve. Seria IKONA karakterizohet nga kosha me strukture alumini të lyera me baze fundore prej druri melamine, të pajisura me shina Nova Pro nga Grass dhe sistem soft-close standard.